LajmeShowbiz

E famshme edhe në Itali, “Mediaset”: Jori Delli bën tifo për Milanin

Ajo nuk ishte e panjohur edhe më parë në Itali, por pjesëmarrja në Big Brother VIP Albania 2 e ka arritur edhe më shumë famën. Fjala është për Jori Dellin, modelen dhe influencuesen e lindur në Mestre dhe e rritur në Quarto di Altino, në provincën e Venecias, por me origjinë shqiptare.

Gjiganti mediatik Mediaset i ka dedikuar një artikull 27-vjeçares, e cila kohët e fundit po jeton mes Torinos dhe Tiranës, si pasojë e projekteve të shumta pas përfundimit të spektaklit në maj.

Jori Delli ka një numër shumë të lartë ndjekësish në rrjetet sociale si dhe ka qenë e fejuara e Simone Camolese, djali i Giancarlo-s, ish-trajner i Torinos dhe Livornos, por skuadra e saj e preferuar është Milani dhe bën tifo vetëm për ngjyrat kuqezi.

Në gusht të 2019-s, modelja shqiptare ishte protagoniste në një spot reklamash me dy yjet e futbollit botëror, Cristiano Ronaldo dhe Neymar. Jori ka pasur edhe bashkëpunime të tjera në botën e sportit me reklama të ndryshme, pasi ajo vetë merret me fitnes dhe gjimnastikë, për këtë mjafton të shohim linjat perfekte të trupit të saj. Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close