
Antarët e kuvendit qendror i përmes një njoftimi për media ka njoftuar opinionin për vendimet e mara si degë e Alternativës ku i kërkojnë kryetarit të partisë Afrim Gashi që të mos e shkatëroj partinë për inetet e Zeqirja Ibraimit dhe për të shpëtuar karierën e Bekim Sali, shkruan Top24
Njoftimi i plotë:
Të nderuar qytetar, Të nderuar përfaqësues të mediave, U mblodhëm sot këtu në selinë e Alternativës në Tetovë që të shprehim pakënaqësitë dhe vërejtjet tona për dështimet e udhëheqësisë në përmbushjen e detyrave partiake që nga mbajtja e kongresit të fundit. Ka një vit e gjysëm që skanë të ndalur turbulencat e partisë e menaxhmenti asesi të mos reflektojë. Nis me anashkalimin e strukturave, politikave të gabuara, qëndrimet joparimore, koncentrimin e fuqisë tek disa individë, sjellja e vendimeve nga një grusht njerëzish etj. Përjashtimi i degës së Studeniçanit dhe Labunishtit, shpërfillja e anëtarëve të kryesisë dhe kuvendit qendror, menaxhimi i dobët i partisë, sondazhet që na shfaqin si partinë më të dobët janë disa nga arsyet që na shtyen që të reagojmë ndaj sekretarit të përgjithshëm. Imponimi i emërimeve nëpër struktura, politikbërja sipas disponimit ditor, inati politik ndaj gjithë atyre që mendojnë ndryshe, për fat të keq Sekretarin e përgjithshëm nuk e bëjnë të denjë për detyrën që ushtron. Sa i takon bashkepunimit parazgjedhor me partite tjera shqiptare mendojme se u pershpejtua bashkepunimi me Levizjen Besa per shkak se asnji hap i metejshem me Levizjen Besa nuk u realizua ( grupi parlamentar, anetari i KSHZse) Qëkur e mori detyrën e Sekretarit të përgjithshëm bashkë me nënkryetarët e partisë, duke qenë në ekzekutiv dështuan në çdo premtim parazgjedhor, shkolën çdo parim që e promovuan dhe kësisoj duke revoltuar anëtarët dita ditës vetëm po tkurremi si subjekt, gjë që edhe anketat e fundit po e dëshmojnë. Sakrifikimi i gjithë subjektit për të shpëtuar karierën politike të Nënkryetarit Bekim Sali përskaj dështimeve evidente dhe koordinimit me eksponent jashtë partisë sonë, gjithashtu vetëm se e shton indinjatën tonë ndaj të dyve. Andaj është koha e fundit që Kryetari të veprojë dhe ta shkarkojë të lartpërmendurin, ngase përndryshe subjekti po shkon drejt shkatërrimit. Këto shqetësime i ndan e gjithë struktura, andaj ftoj edhe deputetët aktual, po pse jo dhe ata të kaluar që të na përkrahin. Madje ftojmë edhe strukturat tjera që u larguan për arsye të shumta dhe ish funksionarët që të na bashkangjiten dhe përfundimisht ta shpëtojmë Alternativën sa nuk është bërë shumë vonë. Listën me anëtarët e kuvendit të nënshkruar do ia dorëzojmë për herë të fundit Kryetarit,me shpresën se do reflektojë dhe do marrë masat e duhura. Ju falemnderi



