
Në Tetovë rrugët më të rrezikshme për këmbësorët llogariten Bulevardi i “Ilindenit” dhe Bulevardi “Vidoja Smilevski Bato”, që ndryshe njihet si Rruga industriale, por edhe rrugët tjera janë mjaft të pasigurta për sa i përket këmbësorëve.
Gjatë gjashtë muajve të parë, në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit janë lënduar 42 këmbësorë në aksidente trafiku. Kjo është shifër pothuajse e barabartë me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Nga 42 të lënduar, 7 kanë marrë lëndime të rënda dhe fatmirësisht nuk ka viktima, kurse vitin e kaluar në gjashtë muajt e parë ka patur dy këmbësorë që kanë humbur jetën në aksidente trafiku. Në këtë drejtim, qytetarët e Tetovës vazhdojnë të jenë të pasigurt sidomos kur duhet që të qarkullojnë nëpër rrugët e frekuentuara. Viktimë të këtyre aksidenteve shpesh herë janë edhe fëmijët por nuk përjashtohen as më të rriturit. Në vitin 2021 në rajonin e Pollogut ka patur katër viktima nga ku tre ishin këmbësorë.
Ekspertët e komunikacionit thonë se në Tetovë nuk ka mjaftueshëm shenja të komunikacionit, por njëkohësisht edhe vozitësit duhet që të jenë më të kujdesshëm. “Drejtuesit të jenë më të kujdesshëm, sinjalizimi në komunikacion të jetë shumë ma prezentë dhe respektimi i tyre nga ana këmbësorëve. Ata nuk duhet të kalojnë rrugën në vende jo të duhura, të respektojnë zebrat, sinjalizimin ndriçues dhe në bazë të analizave që jemi duke bërë kohën e fundit, është se duhet të ketë më shumë ndriçim në vendet ku vozitësit kanë hapësirë për vozitje më të lartë”, theksoi Blerim Neimi, profesor i komunikacionit.
Nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, gjegjësisht sektori për komunikacion rrugor thonë se qytetarët por edhe shoferët duhet të jenë më të kujdesshëm. Kryesorja spas policisë është që edhe vozitësit por edhe këmbësorët të jenë më kujdesshëm. “Dua të apeloj tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion e sidomos tek këmbësorët pasi që në bazë të dhënave tona kjo kategori është më shumë e kërcënuar, dhe gjithashtu të respektojnë rregullat, të jen të kujdesshëm kur e kalojnë rrugën dhe atë ta bëjnë në bazë të rregullave në vendet ku ka të shënuar vendkalim për këmbësor dhe në dritën jeshile”, thonë nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë.
Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, gjatë qëndrimit të tij në Tetovë ditë më parë, tha se ka përmirësim të gjendjes sa i përket sigurisë në trafikun rrugor. Në Tetovë rrugët më të rrezikshme për këmbësorët llogariten Bulevardi i “Ilindenit” dhe Bulevardi “Vidoja Smilevski Bato”, që ndryshe njihet si Rruga industriale, por edhe rrugët tjera janë mjaft të pasigurta për sa i përket këmbësorëve. Gjendja aspak më e mirë për këmbësorët nuk është edhe në rrugët regjionale në rajonin e Tetovës. Sipas informacioneve të deritanishme, këmbësorët janë aksidentuar në vijat e bardha kur edhe ata kanë përparësi kalimi dhe me këtë ekspertët apelojnë deri tek kjo kategori, se edhe pse kanë të drejtë dhe përparësi kalimi, megjithatë kujdesi duhet të jetë më i madh. Top24.



