LajmeRajon

Kryeministrja serbe: Do të flas me Ramën në Tiranë për të ardhmen e ndritur të Ballkanit të Hapur

Kryeministrja Ana Brnabiç tha të dielën (16.7) se Qeveria e Serbisë dëshiron të lehtësojë qarkullimin e mallrave, njerëzve, kapitalit dhe shërbimeve nëpërmes nismës “Ballkani i Hapur”, në mënyrë që të përmirësojë jetën e përditshme për të gjithë në vend, njoftoi Radio-Televizija Vojvodine. Deklarata u bë para një takimi informal me liderët e kësaj nisme që ka iniciuar Kryeministri Edi Rama sot në Tiranë.

Sipas RTV.rs, Brnabiç “vizitoi pikën tregtare të Ballkanit të Hapur – mbledhjen elektronike të tarifave në stacionin e pagesave në Bo Preshevë në drejtim të Maqedonisë së Veriut, në shoqërinë e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Dmitri Kovaçevski dhe ministrave.

Ana Brnabić deklaroi se beson se e ardhmja e nismës së Ballkanit të Hapur është e ndritur dhe se do ta diskutojë për të me kryeministrin shqiptar Edi Rama më 17 korrik në Tiranë. Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close