
As Qyteti i Shkupit, as Ndërmarrja Publike “Higjiena Komunale” nuk i kanë raportuar në polici punonjësit për të cilët thonë se janë larguar përgjithmonë në Gjermani dhe me vite të tëra kanë marr “para xhepi” nga ndërmarrja “Higjiena Komunale”, siç tha kryetarja e qytetit të Shkupit, për të cilët është raportuar se do të vinin vetëm për turnin e tretë. Këtë mbrëmë në një dalje televizive e ka konfirmuar ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.
Në pyetjen “a është marrë raport në MPB për personat që kanë marrë rrogë dhe nuk kanë shkuar në punë”, Spasovski është përgjigjur: “Një raport i tillë për rastin konkret nuk është marrë. Ka pasur një raport për bllokimin në ndërmarrje dhe ku janë plotësuar kushtet për ta zhbllokuar dhe për të lejuar punën e punëtorëve të “Higjienës Komunale”, ne e kemi bërë. Më vjen shumë keq që sot, në vitin 2023, jemi në gjendje të diskutojmë nëse Shkupi duhet të zhytet në plehra apo jo”.
Dje edhe prokuroria tha se nuk ka një raport të tillë. Prokuroria e Shkupit theksoi se raportimet nga Kosana Mazneva kanë të bëjnë vetëm me ngjarjet me bojkotin në ndërmarrje dhe mosgrumbullimin e mbeturinave. Prej aty e kanë thirrur Maznevën, nëse ka vërejtur paligjshmëri, t’i denoncojë.
Drejtoresha e “Higjiena Komunale” Kosana Mazneva për një javë largoi nga puna rreth 70 persona, ndërsa fundjavën e kaluar punëtorët protestuan dhe nuk grumbulluan mbeturinat nëpër kryeqytet. Të hënën, në një konferencë për media, kryetarja e qytetit të Shkupit kërkoi që t’i themi “bravo” Maznevës dhe jo ta pyesim atë pse, pas një viti nga marrja e detyrës, ajo vetëm tani vepron për këta njerëz.
Drejtoresha e “Higjiena Komunale” Kosana Mazneva dhe kryetarja e qytetit të Shkupit më pas thanë se këta persona i kanë denoncuar në MPB dhe në Prokurori, por nuk kanë dashur të thonë se cilët janë ata persona me emër dhe mbiemër, sepse bëhet fjalë për të dhëna personale. Top24



