Kandidati për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Arkin Jahiji, ka prezantuar një nismë të re të dedikuar diasporës, duke paralajmëruar krijimin e Zyrës për Diasporën dhe ofrimin e shërbimeve të reja për bashkatdhetarët që jetojnë jashtë vendit.
Nëpërmjet një aplikacioni të dedikuar, sipas Jahijit, mërgata do të ketë mundësi të jetë më afër komunës dhe të ketë qasje më të lehtë në informacione dhe shërbime komunale.
“Zyra për Diasporë, realitet!”, është mesazhi i kandidatit, i cili thekson rëndësinë e forcimit të lidhjeve me mërgatën dhe përfshirjes së saj në zhvillimin e Bërvenicës.
Jahiji e prezanton këtë iniciativë si një hap drejt një administrate më moderne, më të qasshme dhe më të lidhur me qytetarët, pavarësisht se ku jetojnë ata.
“Bashkë për Diasporën! Bashkë për Bërvenicën!”, është motoja e kësaj nisme.


