
Kryetari i komunës Vrapçishtit Isen Shabani, ka kujtuar në Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Shabani deklaron se i bashkangjitet thirjeve që bën mbarë bota që Srebrenica të mos përsëritet.
Isen Shabani : “Bosnja sot shënon 28-vjetorin e masakrës së Srebrenicës. Kjo masakër është më e rënda në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
I bashkangjitemi thirrjeve që bën mbarë bota që Srebrenica të mos përsëritet.
Srebrenica nuk harrohet, kujtimi për viktimat e Srebrenicës do të jetë përgjithmonë! Top24




