LajmeMaqedoni

Administrata publike mund të mungojë ligjërisht në punë për tre muaj në vit

Punonjësit e administratës publike mund të mungojnë në punë për katër muaj çdo vit nëse ushtrojnë të drejtën e pushimit të rregullt vjetor dhe të pushimit pa pagesë. Me ligj, punëtorët në Maqedoni kanë të drejtë për pushim vjetor prej së paku 20 ditëve të punës, i cili mund të arrijë deri në 26 ditë pune, ndërsa sipas Ligjit për marrëdhënie pune, lejen pa pagesë mund ta shfrytëzojnë deri në tre muaj në një vit kalendarik.

 

Neni 147 i këtij ligji thotë:

 

“Punëtori mund të mungojë në punë pa kompensim rroge dhe kontribute në pagë në rastet dhe në kushtet e përcaktuara me marrëveshje kolektive, por jo më shumë se tre muaj gjatë vitit kalendarik. Gjatë pushimit pa pagesë punëmarrësit i pezullohen të drejtat dhe detyrimet nga marrëdhënia e punës”.

 

Sipas kontratës së përgjithshme kolektive, punonjësi mund të shfrytëzojë pushimin pa pagesë në rastet e mëposhtme: kujdesi për një anëtar të familjes; ndërtimi ose riparimi i një apartamenti ose shtëpie; trajtim me shpenzimet e veta; pjesëmarrja në ngjarje kulturore dhe sportive; pjesëmarrja në seminare, kongrese, konferenca dhe të ngjashme; si dhe rastet e tjera të përcaktuara në kontratën kolektive në nivel dege.

 

Po ashtu, sipas kontratës së përgjithshme kolektive, vendimin nëse punëmarrësi do të shfrytëzojë pushimin pa pagesë, i cili arrin maksimum tre muaj në vit, e merr punëdhënësi ose personi i autorizuar nga punëdhënësi, në varësi të procesit të punës.

 

Por kur shteti është punëdhënës, leja pa pagesë jepet për këdo që e kërkon, ndaj këtë verë administratorët nisen masivisht për punë sezonale në vendet turistike të qarkut. Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close