
Drejtoria për Punë Hidrometerologjike paralajmëron stabilizim të motit, ndërsa javën e ardhshme temperaturat do të rriten duke arritur të enjten deri në 40 gradë Celsius.
Pason një periudhë moti të qëndrueshëm dhe të thatë. Në ditët e fundjavës do të fryjë erë e fortë, ndërsa më gjerë në rajonin e Vardarit dhe në pjesët lindore herë pas here e fortë nga drejtimi verior (mbi 60 km/h).
Nga e hëna temperatura kudo do të jetë në rritje të ndjeshme, njofton DPH. Top24



