Ministri i financave në RMV, Fatmir Besimi ka blerë fletobigacionin e parë për qytetarët në vlerë prej 10 mi denarë për të demonstruar procesin e investimit dhe përfitimet për qytetarët dhe vendin, shkruan Top24
“Ky investim prej 10,000 denarë pritet të sjellë rendiment dy vite me rradhe nga 500 denarë, me datë 20 korrik në vitin 2024 dhe të njëjtën datë në vitin 2025 kur edhe do të më kthehet vlera e investuar prej 10,000 denarë.
Me këtë investim njëherit do të kontriboj simbolikisht në zhvillim e vendit për projekte zhvillimore që financohen nga buxheti i shtetit në interes të ekonomisë së vendit dhe mirëqenies së qytetarëve.” shkruan Besimi.



