BotaLajme

Si u nda pasuria e Silvio Berluskonit?

Zbulohet testamenti i Silvio Berlusconit. Pjesa më e madhe e grupit ‘’Fininvest’’ (53%) shkon për dy fëmijët e tij më të mëdhenj, Pier Silvio dhe Marina. Vendimi për Fininvest dhe asetet e tij ishte marrë qysh në vitin 2006.

Një shifër e majme prej 100 milionë eurosh do të shkojnë për partneren e tij Marta Fascina dhe vëllain e tij Paolo Berlusconi.

Kavalieri ka menduar edhe për ish- senatorin dhe mikun e tij besnik, Marcello Dell’ Utri duke i akorduar 30 milionë euro.

Dell ‘Utri i cili tha se ‘’ishte i impresionuar nga gjesti i Kavalierit’.

Më 2 tetor, Silvio Berlusconi shkroi testamentin e tij me dorë në një fletore të verdhë kashte me titullin Villa San Martino. Njëmbëdhjetë rreshta në një fletë dhe dhjetë në një tjetër për vullnetin e tij, me një stil të qartë.

Aksionet e disponueshme ua lë në pjesë të barabarta fëmijëve të mi Marina dhe Pier Silvio. Të gjithë pjesën tjetër ua lë në pjesë të barabarta 5 fëmijëve të mi Marina, Pier Silvio, Barbara, Eleonora dhe Luigi”.

Në vitin 2020 shtoi dispozitat në favor edhe të vëllait të tij Paolo.

Letra e testamentit për fëmijët

Faleminderit. Me shumë dashuri për të gjithë ju nga babai juaj. Faleminderit bashkëshortes sime Marta Fascina dhe mikut tim besnik Marcello Dell’Utri.

Related Articles

Back to top button
Close
Close