
Televizioni shtetëror i Rusisë ka kritikuar Yevgeny Prigozhin, liderin mercenar në mërgim, i cili nisi një rebelim të armatosur muajin e kaluar, dhe tha se hetimi për atë që ndodhi është ende duke u ndjekur me forcë.
Prigozhin, themeluesi i grupit mercenar Wagner, mori kontrollin e qytetit jugor rus të Rostov më 24 qershor, pushtoi një qendër komandimi atje ku Rusia po koordinon luftën e saj në Ukrainë, dhe dërgoi një kolonë luftëtarësh drejt Moskës përpara se të dorëzohej, pasi arritën një marrëveshje me Kremlinin, transmeton Telegrafi.
Kryengritja e tij ka paraqitur kërcënimin më të madh për presidentin Vladimir Putin, që kur lideri rus erdhi në pushtet më shumë se dy dekada më parë dhe e ka detyruar Kremlinin të lëvizë për të kufizuar dëmet dhe për të theksuar besnikërinë e forcave të armatosura dhe unitetin e shoqërisë përballë tradhtisë.



