
Pamje dramatike pas stuhisë së fortë të pasdites në Tearc, dhe Neproshten. Të gjitha rrugët janë nën ujë.
Për shkak të reshjeve të dendura të shiut të ndjekur nga breshri, rrugët qendrore janë të bllokuara dhe shumë vështir për të qarkulluar qytetarët,një pjes e rugëve janë edhe të pakalueshme.
Ekipet e Njësisë të Zjarrfikjes bashk me komunen e Tearcës ndodhen në terren. Sipas tyre, deri më tani janë përmbytyr kryesisht oborret dhe bodrumet.
Përveç në Tearc dhe Neproshten, edhe në Tetovë është rikahëzuar komunikacioni në bulevardin “Bllagoja Toska”.
Pritet që autoritetet e vendit të dalin me detaje më të hollësishme për reshjet e pasdites që kapluan disa qytete në vend.





