
Të revoltuar nga pagat e tyre, nëpunësit gjyqësor kanë protestuan përpara gjykatave themelore në Shkup. Inflacioni i madh ka zhvlerësuar pagat që marrin, ndërkaq kërkojnë t’u sigurohen edhe shtesat që i garanton ligji.
“Me ligj vërtetohet se shërbimi gjyqësor ka të drejtë për shtesat prej 35%, gjatë rrezikut në punë, orët jashtë orarit të punës, kushtet të cilat nëpunësit gjyqësor nuk i gëzojnë, ndërkaq Këshilli Gjyqësor sjell vendim vetëm për 5 për qindëshin.”, – deklaroi kryetari i Shoqatës së Administratës Gjyqësore, Borçe Mirçevski.
“Nuk kemi kërkesë vetëm për paga, por edhe për shtesat e pagave, për të cilat ligji parasheh për të dyja grupet e punësuara edhe në gjykata edhe në prokurori, megjithatë nuk paguhet asgjë.”, – theksoi Tërpe Deanoski nga Sindikata e Punëtorëve të Administratës, Organet e drejtësisë dhe Shoqatat e qytetarëve.
Pakënaqësia buron me rritjen e pagave për 75% për një numër të caktuar funksionarësh. Nuk përjashtojnë mundësinë që nga shtatori të radikalizohen në protesta gjeneralë të gjithë nëpunësit gjyqësor.



