KurioziteteLajme

NASA sjell FOTOT e një shpërthimi të madh në Diell

Observatori Dinamik Diellor i NASA-s kapi imazhin e shpërthimit në Diell, siç shihet në shkëlqimin intensiv në rajonin e sipërm djathtas të Diellit, i cili në thelb tregon një nëngrup të dritës ultravjollcë ekstreme dhe është me ngjyrë blu-jeshile.

SHBA- Shpërthim i fuqishëm diellor ka arritur kulmin më 2 korrik, i kapur nga Observatori Dinamik Diellor i NASA-s.

 

Observatori Dinamik Diellor i NASA-s kapi imazhin e shpërthimit në Diell, siç shihet në shkëlqimin intensiv në rajonin e sipërm djathtas të Diellit, i cili në thelb tregon një nëngrup të dritës ultravjollcë ekstreme dhe është me ngjyrë blu-jeshile.

Shpërthimet diellore janë në fakt vetëm shpërthime të fuqishme të energjisë.

Flakët dhe ndezjet diellore mund të ndikojnë në komunikimet radio, rrjetet e energjisë, sinjalet e lundrimit dhe mund të rrezikojnë anijet kozmike dhe astronautët.

Ky blic që shihet në foto është kategorizuar si një shpërthim X1.0.

X-class tregon shpërthimet më intensive, ndërsa numri jep më shumë informacion për fuqinë e tij.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close