
Ministri i shëndetësisë Fatmir Mexhiti së bashku me ambasadorin e Republikës së Francës në RMV, E.T. Cyril Baumgartner, me drejtorin e Tessalis, Mikel Lozano, dhe me drejtorët e ISHP, Shaban Memeti dhe QSHP-Shkup, Besim Zeqiri, morën pjesë në ligjëratën për përdorimin e autoklavës me grimcim për trajtimin e mbeturinave infektive mjekësore, shkruan Top24
Bashkë me ambasadorin e Republikës së Francës në RMV, E.T. Cyril Baumgartner, me drejtorin e Tessalis, Mikel Lozano, dhe me drejtorët e ISHP, Shaban Memeti dhe QSHP-Shkup, Besim Zeqiri, morëm pjesë në ligjëratën për përdorimin e autoklavës me grimcim për trajtimin e mbeturinave infektive mjekësore. Në këtë mënyrë përmirësohet ndjeshëm menaxhimi i mbetjeve biologjike në vendin e krijimit në kuadër të Institutit të Shëndetit Publik.
Falënderim i madh për këtë donacion të rëndësishëm, të dhënë nëpërmjet Ambasadës së Republikës së Francës për inovativin “Sistemi neutral karboni për trajtimin e mbetjeve infektive mjekësore vetanake”. Ne vazhdojmë të forcojmë shëndetin publik dhe pajisjet e ISHP-së, ky është prioriteti ynë më i rëndësishëm.



