Houthit pretendojnë se kanë sulmuar një bazë ajrore në Arabinë Saudite

Rebelët Houthi të Jemenit pretendojnë se kanë sulmuar një bazë ajrore në jugperëndim të Arabisë Saudite.

Grupi, i mbështetur nga Irani, deklaroi se sulmi ndaj bazës në Khamis Mushait u krye me raketa balistike dhe dronë.

Sipas Houthive, në shënjestër ishin hangarët, radarët, pistat e aeroplanëve dhe depot e municioneve.

Houthit thanë se sulmet u ndërmorën si kundërpërgjigje ndaj goditjeve ajrore saudite kundër objektivave në Jemen gjatë javëve të fundit.

Pretendimet për sulmin nuk janë verifikuar ende.