LajmeSport

‘I burgosur’ nga paratë… Real Madridi nuk e fsheh; nënshkrimi me Mbappe tani është i pamundur

Kylian Mbappé, për të tretin vit radhazi ka vendosur të jetë pikë referimi në merkaton e futbollit. E si mund të ndodhte ndryshe, me Real Madridin si shoqërues udhëtimi, ndonëse këtë herë si mysafir i një episodi në të cilin pakkush ose askush nuk mendonte ta përballonte këtë verë të vitit 2023.

Këto nuk ishin as planet e Real Madridit, ndaj për momentin sulmuesi francez ende nuk është përfshirë në listën e përforcimeve. Në ‘Valdebebas’ nuk i kthejnë shpinën asgjëje që po ndodh rreth sulmuesit francez, por mendimi që ata kanë mbi të ardhmen e Mbappe është dyshues.

Te “Los Blancos” flasin për një futbollist “të burgosur” nga paratë dhe se e vetmja gjë që ka bërë ka qenë ekspozimi i dëshirës së tij për të mos rinovuar kontratën e tij më 2024 dhe për të respektuar atë që është nënshkruar.

Problemi që ka hasur Mbappé është “kafazi i artë” në të cilin ka jetuar vitin e fundit. Kjo ka bërë që të heqë dorë nga ajo që i pëlqen aq shumë, si titujt e mëdhenj dhe çmimet individuale. Këto të fundit, për momentin duken të pamundur duke luajtur me PSG, diçka që nuk i mundësojnë edhe milionat që i premtoi shteti i Katarit me rastin e rinovimit stratosferik në maj 2022.

Nuk ka dyshim që Kylian është sportisti më i paguar në botë për shkak të variblave të ndryshme, që shkojnë paralelisht me futbollin modern, si bonusi i transferimit, rinovimi i kontratës dhe çfarëdo që mund të arrijë. Imagjinoni tërë këto benefite shumë milionëshe nga të cilat ai mund të thotë lamtumirë në rast se një ditë vendos të bëhet lojtar i Real Madridit.

Vetëm Fayza Lamari, mamaja-agjente e sulmuesit, Al Khelaifi dhe vetë lojtari e dinë saktësisht se sa fiton Mbappe, por MARCA mund të sigurojë se ylli francez do të kërkojë 240 milionë euro në të gjitha konceptet, nëse transferohet këtë verë, si reagim ndaj zemërimit të Katarit për mosrinovimin e kontratës që përfundon më 2024 dhe jo më 2025, siç donin të demonstronin presidenti dhe futbollisti në maj 2022.

Related Articles

Back to top button
Close
Close