
Panorama Tv ka sjellë pamje nga përgatitjet e ceremonialit për pritjen e Presidentit të 42-të të SHBA-ve, Bill Clinton, në vendin tonë.
Në korpusin universitar është vendosur një banderolë gjigande me foton e Clinton ku shkruhet: ‘Mirë se vini zoti President”.
Ndërkohë në hyrjen para Kryeministrisë ku do të mbahet edhe fjalimi i ish-Presidentit amerikan është shtruar tapeti i kuq.
Ndërsa janë vendosur edhe flamuri shqiptar dhe ai i Amerikës.



