Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami gjatë ditës së sotme në komunën e Tetovës ka pritur në takim dy karateistet e reja tetovare, Buna Sherifi dhe Erjona Emini, të cilat do të përfaqësojnë Maqedoninë e Veriut në Kampionatin Botëror të Karatesë në Bielsko-Biala të Polonisë, nga 14 deri më 18 tetor, shkruan Top24
“Kisha kënaqësinë të mirëpres në Komunën e Tetovës dy karateistet e reja tetovare, Buna Sherifi dhe Erjona Emini, të cilat do të përfaqësojnë Maqedoninë e Veriut në Kampionatin Botëror të Karatesë në Bielsko-Biala të Polonisë, nga 14 deri më 18 tetor.
Të dyja janë kampione të Maqedonisë së Veriut për kadetë, në kategoritë e tyre të cilat me punën, përkushtimin dhe talentin e tyre kanë arritur këtë sukses të jashtëzakonshëm.
Ju uroj shumë suksese në Botëror!”


