LajmeMaqedoniTopLajm

U mbajt Këshilli Ekonomik dhe Social/ Propozimet për rritjen e pagave në administratë të papranueshme

Në Qeveri u mbajt Këshilli Ekonomik dhe Social. Pas përfundimit, sindikalistët thanë se ka një lëvizje nga ngërçi, megjithatë treguan se të hënën do të mbahet një takim i ri ku do të tentohet të afrohen pikëpamjet. Sindikatat ripërsëritën se nuk do të heqin dorë nga kërkesat. Ajo që u është ofruar, për ta, siç kanë deklaruar, nuk është e pranueshme. Sindikatat konsiderojnë se metodologjia e re e propozuar nga Qeveria për pagat në sektorin publik mund të jetë zgjidhje e përhershme, por thonë se afati prej pesë vitesh për harmonizimin e Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive, siç propozohet në të, është shumë i gjatë.

“Çfarë diskutuam dhe çfarë mund të përballojë Buxheti dhe cila ishte deklarata e FMN-së gjatë ditës së djeshme. Bisedimet janë zhvilluar sot në këto drejtime. Por ne nuk heqim dorë nga ajo që kërkojmë, që duhet të lidhet me pagën mesatare. Ka pasur një ulje të caktuar në atë periudhë tranzicioni që e quan qeveria, prej disa vitesh është ulur pak më shumë, do të shohim nëse do të pranohen përllogaritjet tona që do të dalin gjatë ditës së sotme apo nesër në Qeveri dhe të hënën mund të kanë informacione të tjera.”- deklaroi Tërpe Deanovski, Sindikata e Punëtorëve të Administratës, Organeve Gjyqësore dhe Shoqatave.

Related Articles

Back to top button
Close
Close