LajmeSport

Interi refuzon ofertën e parë për Andre Onana-n

Sipas “Sportitalia”, oferta e parë nga Man. Junajtedit për Andre Onana-n është refuzuar, pasi Interi vendosi çmimin prej 60 milionë euro për portierin. Portieri kërkohet nga Erik ten Hag dhe kjo nuk është sekret, pasi ata kanë punuar së bashku te Ajaksi. “Nerazzurrët” duan të paktën 60 milionë euro nga shitja e Onanas.

Eksperti i transferimeve të “Sportitalia”, Alfredo Pedulla, pohon këtë mbrëmje se Man. Junajted ka bërë ofertën e parë zyrtare për Onanën, e cila menjëherë është refuzuar. Oferta ishte me vlerë 45-50 milionë euro duke përfshirë bonuset dhe kjo nuk mjaftoi për Interin.

Onana u afrua verën e kaluar si lojtar i lirë pasi kontrata e tij me Ajaksin u lejua të ndërpritej dhe menjëherë u bë sensacion, duke i ndihmuar ata të arrinin në finalen e Ligës së Kampionëve me pritjet e tij. Sot u raportua se Interi kishte nisur bisedimet me Shakhtar Donetsk për Anatoliy Turbin, si një zëvendësues i mundshëm i Andre Onana-s në portë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close