LajmeMaqedoniTopLajm

Çmimet e kurbaneve nga 170 deri në 200 euro/ Më shtrenjtë se vjet, por edhe shitje më pak

Çmimi i kurbaneve këtë vit sillet nga 170 deri në 200 euro.

Top24 vizitoi njërin prej lokacioneve ku shiten kurbane në Tetovë, ku pamë se edhe pse kishte mjaft kurbane, njerëz kishte pak.

Shitësit thonë se këtë vit kubanët janë më shtrenjtë se vitin që lamë pas, por edhe interesimi është më i vogël. E kuptojnë se për blerësit janë ndoshta të shtrenjtë, por rritja e një kubani kërkon shumë përkushtim, andaj mendojnë se çmimet nuk janë të larta.

Ndërsa blerësit thonë se çmimet nuk janë aq të shtrenjta, sidomos për ata që e kanë bërë nijet të presë kurban.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close