
Isen Shabani vazhdon me invetsime kapitale në Komunën e Vrapçishtit, është duke punuar në fshatin Senakos. Ai nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka publikuar projektin e radhës që është drejt fazës përfundimtare. Shkruan Top24.
Isen Shabani :
✅Në kuadër të projektit “Punë ndërtimore për stabilizim të rrëshqitjeve të dheut”, punimet në fshatin Sanakos janë afër përfundimit, investim ky që vjen si kërkesë e banorëve vendas të cilët ç’do ditë ndjeheshin të rrezikuar nga rrëshqitja e dheut.
Projekti në fjalë realizohet nga Komuna e Vrapçishtit, në bashkëpunim me Ambasadën Zvicrane, dhe UNDP-in.
Me respekt,
Kryetari i Komunës së Vrapçishtit
Isen Shabani






