
Derisa Ramiz Merkon, SHBA e ka shpallur person Non Grata, oponentin e tij të dikurshëm dhe kryearin aktual të Kuvendit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, e ka pritur në Uashington i dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriell Eskobar. Lajmin e ka publikuar vetë Sela në faqen e tij zyrtare, i cili këto ditë qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan Top24
Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleatët dhe mbështetësit kryesorë të lirisë dhe proceseve demokratike, veçanërisht në vendet tona.
Në organizimin dhe shoqërimin e Kryetarit të Këshillit Shqiptaro Amerikan, Haxhi Dauti, sot kisha nderin të takoj të dërguarin e posaçëm të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Ndamë shqetësimet e përbashkëta, por edhe vendosmërinë tonë për t’i tejkaluar me sukses të gjitha sfidat në vend dhe rajon, ndërsa diskutuam edhe për ndryshimet kushtetuese, si parakusht për procesin e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian.
Paqja në Ballkan, integrimi i rajonit në strukturat euro-atlantike dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit nuk kanë alternativë dhe do të kenë gjithmonë mbështetjen nga SHBA-të.
Gjatë kësaj vizite takova edhe Benson Siwek (Macedonian desk officer), i cili poashtu u interesua për zhvillimet në vend dhe perspektivën e rajonit.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0TWkATJ3kx1SSD2M9qj9DaqZo2cnxdC1mp3TdkuL5Z35XrWq6bDzRQQXfB8FjVfDBl&id=100044227159739&mibextid=Nif5oz



