LajmeRajon

Kurti të mërkurën drejt Vatikanit, më pas në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të udhëtojë të mërkurën në Vatikan. Burimet kanë treguar se një ditë më vonë ai do të pritet në Selinë e Shenjtë nga Papa Françesku.

Sipas këtyre burimeve, pas Vatikanit kryeministri Kurti do të udhëtojë në Bruksel, për t’iu përgjigjur pozitivisht ftesës së Përfaqësuesit të lartë për siguri dhe politikë të jashtme të BE-së, Josep Borrell, për takim me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Vuçiqi të martën në konferencë për media pas takimit me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, ka përmendur vizitën e Kurtit në Vatikan.

Vuçiqi ka lënë të kuptohet se nuk do të shkojë në Bruksel. Ai ka thënë se nuk do të flasë me Kurtin derisa “të lirohet çdo serb i arrestuar dhe derisa kryetarët e tyre të dalin nga komunat”.

“E dini, Kurti ka gjëra më të rëndësishme për të bërë në Vatikan, të kërkojë njohjen e pavarësisë së Kosovës”, tha Vuçiq.

Related Articles

Back to top button
Close
Close