
Këshilli Rajonal për Zhvillimin e rajonit Planor të Pollogut, ka mbajtur mbledhjen e radhës në komunën e Vrapçishtit, shkruan Top24
Kryetari i Vrapçishtit, Isen Shabani në postimin e tij shkruan se në cilësinë e nikoqirit, në Komunën e Vrapçishtit, mbajtëm seancën e radhës të Këshillit për Zhvillimin e Rajonit Planor të Pollogut bashkë me kryetarët dhe përfaqësues të komunave të rajonit të Pollogut.
Në mbledhje miratuam formimin e “ICARE” dhe diskutuam për projektet e QZHRPP-së e shumë çështje tjera që kanë të bëjnë me zhvillimin e rajonit të Pollogut siç është krijimi i platformës rajonale Sistemi gjeografik informativ, përpilimi i dokumentacionit për depërtimin dhe ndërtimin e rrugës alternative magjistralja Gostivar-Kërçovë deri te deponia Rusino, planet shtetërore urbanistike për Rusinon, përpilim i planit ideor te udhëkryqi në rrugën rajonale nga Vërtoku deri te udhëkryqi në Hanet e Mavrovës dhe projekte tjera që prekin rajonin e Pollogut.
Rajoni i Pollogut është ndër rajonet më të rëndësishme në vend, andaj zhvillimi i këtij rajoni është mëse i nevojshëm.



