LajmeTopLajm

Ahmeti – Stuart Peach: Stabiliteti i rajonit dhe fqinjësia e mirë predispozita bazë për ardhmërinë Europiane

 

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim z.Ali Ahmeti,në një postim ka shprehur mirënjohjet për mbështetjen konsistente që ka dhënë Mbretëria e Bashkuar për Maqedonin e Veriut.

Ahmeti : Ishte kënaqësi që në kuadër të Prespa Forum Dialogue të bashkëbisedoja për situatën aktuale në vend dhe në rajon me përfaqësuesin special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, z. Stuart Peach.

Potencuam rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit rajonal, përforcimit të politikave të fqinjësisë së mirë dhe vazhdimit të dialogut për zgjidhjen e kontesteve që janë predispozitat bazë për ardhmërinë tonë europiane.

Shpreha mirënjohjen time ndaj mbështetjes konsistente të Mbretërisë së Bashkuar në proceset më vitale të zhvillimit demokratik të vendit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close