LajmeSport

60 mln € klauzola, Bayerni gjen zëvendësuesin e Hernandez në Serie A

Edhe Bayern Munchen pas Kim Min- jae. Mbrojtësi nga Koreja e Jugut, shkëlqeu në sezonin e parë në Serie A me Napolin.

Titull kampion, çerekfinale e Champions League dhe shumë performanca solide në prapavijë.

26-vjeçari kërkohet nga Manchester Utd. Shtatlarti aziatik është objektivi kryesor i Ten Hag për qendrën e mbrojtjes.

“Djajtë e Kuq” janë gati të paguajnë klauzolën prej 60 mln euro, por garës i janë bashkuar edhe kampionët e Gjermanisë.

Bayerni e cilëson kolegun e Rrahmanit te Napoli si zëvendësuesin perfekt të Lucas Hernandez.

Francezi ka kërkuar shitjen te PSG, dhe drejtuesit gjermanë kanë piketuar Kim si pasuesin e tij.

Related Articles

Back to top button
Close
Close