
Mesfushori i Rumanisë, Ianis Hagi ka komentuar në lidhje me ndeshjen ndaj Kosovës.
Kosova pret në ‘Fadil Vokrri’ kombëtaren e rumune më 16 qershor, për ndeshjen para-kualifikuese në Euro 2024.
Në prag të kësaj sfide ka folur mesfushori i Rumanisë, Ianis Hagi, i cili shpreson me fitore dhe kualifikimin në Kampionatin Evropian.
“Nëse arrijmë t’i fitojmë dy ndeshje në qershor, është e qartë se do të jemi atje lart dhe me më shumë gjasa për kualifikim. Por, nuk do të jetë në rregull të flasim për kualifikimin për momentin. I kemi marrë 6 pikë nga 6 të mundshme në mars dhe kjo na rrit moralin për ndeshjet e qershorit”, deklaroi mesfushori i Rangers për “FRF TV”.
“Ne duhet të fokusohemi për lojën e parë, atë kundër Kosovës dhe për përgatitjet që i kemi bërë deri tash. Për ta arritur kualifikimin në Evropian, është e qartë se duhet t’i luajmë mirë 10 ndeshje. Kështu që, shpresojmë që ta mbyllim qershorin në mënyrë të njëjtë siç bëmë në mars. Do të ishte e jashtëzakonshme nëse kualifikohemi, e kam atë ndjenjë”, përfundoi Hagi.
Rumania i fitoi dy ndeshjet e marsit, kundër Andorrës dhe Bjellorusisë duke prirë nga Grupin I së bashku me Zvicrën.



