
Zëvendës kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi ka reaguar pas incidentit të sotëm në Kosovë ku policia Serbe në teritorin e Kosovës kanë arestuar tre polic të Kosovës, shkruan Top24
Në postimin e tij Grubi shkruan se ” Dënoj ashpër aktin e kidnapimit të policëve të Kosovës nga ana e forcave speciale të Serbisë dhe lirimi i menjëhershëm i tyre ështe hapi i vetëm racional që duhet ndërmarrë pa prolongim. Palët duhet t’i rikthehen urgjentisht dialogut me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar për zgjidhjen e kontestit shumëvjeçar përmes njohjes së ndërsjelltë.



