
Duket e padrejtë të godasësh dikë që mendon se të gjithë janë duke i ngulur nga një thikë pas shpine. Ky është rasti i Albin Kurtit. Atë po e gadasin të gjithë, nga brenda dhe nga jashtë Kosovës, nga afër, nga anash, nga larg dhe nga lart.
Pandjeshmëria është pika më e fortë e Albinit.
Ai nuk jeton si një poltikan me lëkurë të hollë, por si një martir pa trup dhe prandaj pa lëkurë. Martirët nuk kanë lidhje me plagët, me dhimbjet dhe me torturat e shpirtit. Ata nuk ndjejnë asgjë. Kjo është arsyeja pse sot të gjithë po habiten sesi ky njeri nuk po bën asgjë që të shpëtoje nga ato që ai me siguri i quan thika, kurthe, pabesi apo pusi, sic do bënte cdo politikan normal.
Arsyeja pse nuk ndjen, kur i thonë se po dëmton Kosovën, është e thjeshtë. Kosova nuk është territori që ai duhet të shpëtojë, por është territori ku ai ka vendosur të vritet për tu shpallur martir
Eshtë i vetmi njeri në planet që ka bërë bashkë tre superfuqi kundër :Amerikën, Rusinë dhe Evropën. Të gjithë nuk e duan për arsye të ndryshme, të cilat Albini përpiqet cdo moment ti bashkojë në një. As Zelensky dhe as Kimi i Koresë nuk e kanë arritur dot këtë sukses, sepse megjithëse sillen keq, pothuajse cdo ditë, në fund të fundit ata sillen si politikanë sepse ata kanë qëllime praktike në jetë.
Ky fiksim i tij për të jetuar një jetë tjetër, pas vdekjes, duhet të jetë i hershëm dhe ndoshta ka lindur nga leximet apo nga ëndërrimet e tij të fëmijërisë. Shpresoj që ai më mirëkupton, nëse do i them se leximet e Rilindjes Kombëtare Shqiptare i kanë bërë dëm. Një njeri që interpreton keq rilindasit, vjen një ditë që beson se gjithë bota është kundër shqiptarëve dhe se shqiptarët, si kërthiza e botës, do ti mbijetojnë cdo padrejtësije pa bërë vetë asgjë, ose duke bërë keq cdo gjë.
Rilindja jonë KombëTare kishte një aspekt të fortë kulturor dhe gjuhësor, por nuk kishte qëllim politik. Prandaj nga leximet euforike të poezive të Rilindjes u mbrojt gjuha shqipe, por nuk u formua dot rezistenca shqiptare kundër pushtuesit turk si dhe përpjekjet për të ndalur zvogëlimin e Shqipërisë.
Rilindja na mësoi të flisnim shqip por jo të luftonim dhe aq më pak të negocionim.
Nuk dua ta quaj Albin Kurtin një viktimë të Rilindjes, por ai po bën sot të njëjëtn gjë. Po ndihmon fqinjët duke ndezur zjarre të vogla me faqet e poezive të vjetra. Njëlloj si 100 vjet më parë po humb Evropën dhe Amerikën duke i kaluar në kahun tjetër të kufirit. Meqë nuk është politikan dhe as nuk do të jetë, ai nuk kupton ose bën sikur nuk kupton se Perëndimi nuk pranon një front tjetër në brendësi të territoreve të tij, ndrëkohë që ka një front të hapur në Ukrainë.
Albin Kurti beson,ndoshta me të drejtë, se nëse serbët marrin këto të drejta, pra organizohen në një shoqatë me autonomi të zgjeruar, atëherë brenda Kosovës do të krijohet një Kosovë serbe, e cila nesër mund të shërbejë sic i shërbeu Dombasi Rusisë për të ndërhyrë në Ukrainë.
Na pëlqen apo nuk na pëlqen, Perëndimi kërkon ta bëjë edhe Serbinë, Evropë dhe serbët evropiane. Me apo ndihmën e shqiptarëve, kjo ka për të ndodhur, cka nuk është keq për shqiptarët. Përkundrazi.
Por nëse Albini nuk ndihmon, nuk i lejohet të pengojë. Kur ai të mbarojë procesin e martirizmit, kufiri që sot ndan Kosovën me Serbinë mund të jetë kufi evropian dhe jo më serb dhe aq më pak rus sic duket sot.
Prandaj Albin Kurti duhet të fillojë të shohë jashtë kufirit të Kosovës. Bota ka ndryshuar. Gjërat jashtë Kosovës nuk janë më sic ishin para 10 vitesh apo para 100 vitesh. Martirët janë mbyllur nëpër muze, pragmatistët vendosin. Kur ai të shikojë pak më larg do kuptojë se nuk mund të pengojë Perëndimin të bashkohet me Shqipërinë me Kosovën dhe me Serbinë.
Prandaj e ka gabim dy herë: edhe si martir edhe si politikan.



