
Barcelona beson se mesfushori i Man. Sitit, Ilkaj Gundogan do të pajtohet me një kalim në Katalonjë. Kontrata e 32-vjeçarit skadon në fund të muajit. “Qytetarët” janë të interesuar për vazhdimin e kontratës, por kapiteni i skuadrës, ende nuk e ka bërë të ditur vendimin e tij.
Sipas gazetares Laja Tudel, Barcelona ka besim se mund ta joshë Gundoganin në radhët e tyre, pavarësisht synimeve të Man. Sitit për të mbajtur mesfushorin. Situata duhet të sqarohet së shpejti.
Ilkaj Gundogan ndihmoi Man. Sitin të fitonte tripletën e trofeve në këtë sezon. Ai ka mbrojtur ngjyrat e klubit anglez që nga viti 2016.



