Jasir Asani dhe Kristjan Asllani janë bashkuar me grupin sot pasi kanë mbyllur impenjimet me klubet dhe tani janë totalisht të përqendruar te dy ndeshjet e radhës të Shqipërisë.
Teksa Asllani është stërvitur normalisht me grupin, Asani ka bërë stërvitje të diferencuar pas një udhëtimi të gjatë dhe pritet që nesër të jetë i gatshëm për të vijuar përgatitjet me grupin.
Tashmë që ka të gjithë lojtarët në dispozicion trajneri Silvinjo dhe stafi i tij teknik ka intensifikuar përgatitjet për duelin e rëndësishëm të fundjavës, duke u fokusuar më shumë te pjesa taktike dhe lojëra me topin, ka bërë të ditur Federata Shqiptare e Futbollit.
Të gjitha lojtarët gëzojnë formë të mirë dhe infermieria për fat të mirë nuk ka probleme fizike.
Kombëtarja do të vijojë stërvitjet në Shtëpinë e Futbollit, ndërsa stërvitja zyrtare dhe konferenca tradicionale e trajnerit një ditë para ndeshjes do të zhvillohen në stadiumin “Air Albania”, aty ku do të luhet edhe sfida Shqipëri-Moldavi, më 17 qershor.


