LajmeTopLajm

“S’ka kryeminsitër shqiptar”: A po shkon drejt zgjedhjeve Maqedonia e Veriut?

Deri sa pritej zgjedhja e kryeministrit të parë shqiptar në 100 ditet përmbyllese të këtij mandati qeverisës në Maqedoninë e Veriut, ku pjesë e koalicionit është Lidhja Social-Demokrate (LSDM), Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dhe së fundmi edhe Alenaca për Shqiptarët (Ash), duket që kjo qeverisje do të mbyllet me largimin e partive shqiptare nga Qeveria, kështu duke shënuar një rast të paprecedent politik që nga shpallja e pavarësisë së këtij shteti, në vitin 1991. Çfarë po ndodhë?

Pas BDI-së, edhe ASh do të vendosë për dalje nga Qeveria, për ta përmbushur kushtin e partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, në mënyrë që kjo e fundit ta mbështesë miratimin e ndryshimeve kushtetuese dhe formimin e një qeverie teknike, që do të organizonte zgjedhjet e reja parlamentare.

Pa shqiptarët

Hristijan Mickoski, kryetari i VMRO DPMNE-së pas takimit me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, tha se partia e tij do ta mbështesë ndryshimin e Kushtetutës për përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën e saj, nëse këto ndryshime hyjnë në fuqi pasi të ketë përfunduar procesi i anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE.

Tutje, Mickoski, ndryshimet Kushtetutese i ka kushtëzuar edhe me formimin e nje qeverie të re teknike, që do të përgatiste zgjedhjet e reja në vend, por pa BDI-në e Ali Ahmetit, e cila tek maqedonsit gëzon një reputacion tepër të keq.

“Ajo që kam ofruar është ndryshim i rrethanave, mbrojtje e interesave kombëtare dhe integrim evropian. Propozimi i parë që kam bërë është një qeveri kalimtare pa BDI, ndryshime që do të hyjnë në fuqi me përfundimin e negociatave dhe anëtarësimin e vendit në BE. Propozimi i dytë është zgjedhje, garanci për identitetin dhe gjuhën kombëtare, një paketë ekonomike dhe mbrojtjen e maqedonasve në Bullgari përmes zbatimit të aktgjykimeve të gjykatës për të drejtat e njeriut në Strasburg dhe ndryshime në qeveri pa BDI-në, e mbështetur nga opozita”, ka thënë Mickoski.

E ditë me parë, partia shqiptare që kishte fituar zgjedhjet e 2020-es me premtimin për kryeministrin e parë shqiptar, BDI, ka konfirmuar vendimin e saj për të mos marrë pjesë në Qeveri nëse ky do të ishte kushti i VMRO-DPMNE-së për të mbështetur ndryshimet kushtetuese.

“Bashkimi Demokratik për Integrim është i gatshëm që të vendosë BE-në para çdo interesi tjetër partiak, politik apo të Qeverisë. Prandaj, jemi të gatshëm të mbështesin Qeverinë, në të cilën nuk do të ishte BDI-ja nëse kjo do të mundësonte që para formimit të saj, të arrijnë ndryshimet kushtetuese në fuqi”, deklaroi zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani.

 

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close