
Kryetari i komunës së Bogovinës, Besnik Emshiu sot ka qëndruar në fshatin Pallçisht të poshtëm ku kanë filluar punimet për ndërtimin e sheshit në këtë fshat.
Kryetari i komunës Besnik Emshiu përmes një postimi në profilin e tij në FB ka shkruar se mbështet fuqishëm këto iniciativa gjithëpërfshirëse për të mirën e qytetarëve për të pasur ambiente ashtu siç ata i duan, shkruan Top24
Ndryshe ky projekt është iniciativë e bashkësisë lokale të fshatit Pallçisht i Poshtëm i cili mbështetet nga mërgata e këtij fshati dhe njëherit ka marë mbështetje edhe nga komuna e Bogovinës.



