
Flamuri i Republikës së Kosovës që qëndronte në katin e parë të objektit të komunës së Zubin Potokut është zhvendosur një kat më lartë nga Policia e Kosovës.
Në media janë publikuar pamje duke raportuar se ky flamur është hequr.
“Kontakt Plus Mitrovica” ka publikuar pamje teksa flamuri po largohej nga kati i parë i objektit të komunës, për ta ngjitur një kat më lartë.
Edhe nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar se flamuri është vendosur një kat më lartë në mënyrë që i njëjti të mos dëmtohet.
Express ka publikuar se ku është vendosur tash flamuri:




