LajmeMaqedoniTopLajm

Me bekimin e Krenar Llogës në çertifikata do të shënohet kombësia shqiptarë

Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga ka firmosur udhëzimin për ndryshim dhe plotësim të udhëzimit për mënyrën e mirëmbajtjes, mbrojtjes dhe ruajtjes së librave amë dhe dokumentacioneve.

Sipas vendimit certifikatat, vërtetimet dhe kopjet duke u bazuar në librat amë do të ketë edhe shtyllën për përkatësinë etnike.

Sipas Ministrisë së Drejtësisë udhëzimi synon parandalimin e deklarimit të rremë të përkatësisë entike gjatë punësimit.

Autoritetet kompetente edhe pse të vetëdijshme për këtë fenomen, deklarimin e rrejshëm të etnisë deri tani s’kanë mundur që ta sanksionojnë me ligjet pozitive në vend. Nga hyrja në fuqi e këtij udhëzuesi për çdo keqpërdorim eventual do të mund të hapet procedurë për deklarim të rrejshëm”, njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close