Ministri i drejtësisë së RMV. Krenar Lloga gjatë ditës së djeshme ka nënshkruar ndryshimet e Rregullores për procedurat e vendosjes, klasifikimit dhe zhvendosjes së personave të dënuar në Institucionet Ndëshkuese-Korrektuese, shkruan Top24
“Me këto ndryshime, gratë dhe vajzat të cilat vuajnë dënim me burg do t’i kenë të drejtat dhe lehtësimet e njëjta si meshkujt. Është e paraparë që, nëse personi i dënuar i gjinisë femërore, e që është dënuar me burgim deri në tre vjet ose pjesa e mbetur e dënimit është më pak se tre vjet, të mund t’i shfrytëzojë përfitimet në përputhshmëri me rregulloren dhe rendin shtëpiak të INK “Idrizovë”, shkruan Lloga.


