
Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari sot ka pritur në takim ministren e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, Kaja Shkukova të cilës së bashku me drejtorin e deponisë rajonale Rusino, Besim Dogani informan për gjendjen aktuale të kësaj ndërmarje, shkruan Top24
“Në fokus të takimit ishte deponia rajonale “Rusinë”, nga ku drejtori Besim Dogani informoi për gjendjen aktuale të kësaj ndërmarje. Në takim u dakorduam për miratimin e aplikimit nga ana e Ministrisë për mbulimin e një pjese të shpenzimeve për mirëmbajtje të deponisë rajonale “Rusinë”.
Po ashtu, në takim u diskuta edhe mbi thellimin e bashkëpunimit ndërmjet deponisë “Rusinë” me ndërmarrjet publike për menaxhim të mbetjeve në rajonin e Pollogut.” tha Taravari.
***



