LajmeMaqedoniTopLajm

Sërish shtyhen fjalët përmbyllëse në procesin gjyqësor për zjarrin në spitalin modular në Tetovë

Për herë të dytë shtyhet seanca për fjalët përmbyllëse në procesin gjyqësor për disa vepra penale lidhur me zjarrin  në spitalin modular në Tetovë në shtator të vitit 2021 ku humbën jetën 14 pesona. Për shkak të mungesës së avokatit të njërit prej të akuzuarve, ish-drejtorit Artan Etemi, gjykatësi Jordan Vellkovski e ricaktoi gjykimin për më 29 maj në orën 10.

Paraprakisht më 25 prill fjalët përmbyllëse u shtynë për sot për shkak të mungesës së një të akuzuari, drejtorit të atëhershëm, Florim Besimi.  Procedura dëshmuese në procesin gjyqësor përfundoi me dëshmitarët e fundit, të cilët janë marrë në pyetje më 6 prill.

Edhe sot sërish një grip i qytetarëve u mblodhën para gjykatës në Tetovë në tubim të qetë për të shprehur mbështetjen për të akuzuarin dr. Boban Vuçevski.

Ish-drejtorët, Florim Besimi dhe Artan Etemi, akuzohen për veprën penale “vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”, ndërsa mjeku Boban Vuçevski për “mosrespektim të rregullave shëndetësore gjatë epidemisë”. Spitali klinik si person juridik akuzohet për dy vepra penale – “shkaktim i rrezikut publik” dhe “mosrespektim të rregullave shëndetësore gjatë epidemisë”.

Të akuzuarit në fillim të gjykimit d eklaruan se e kuptojnë akuzën, por se nuk ndihen fajtorë. Gjyqi filloi në dhjetor të vitit 2022.

Related Articles

Back to top button
Close
Close