
“Vitin e kaluar me City pësuam 5 gola dhe shënuam 6. Epo, do të firmosja që kjo të ndodhte përsëri”. Kështu e mbylli Carlo Ancelotti konferencën për shtyp, ku prezantoi ndeshjen e sotme Real Madrid-Manchester City, gjysmëfinalja e parë e Champions League.
Një vit më parë kjo përballje përfundoi 4-3 për anglezët në shtëpi, ishte 1-0 për skuadrën e Guardiolës deri në minutën e 89-të. Real Madridit i duheshin dy për t’u kualifikuar dhe i gjeti. Fillimisht falë Rodrygos, më pas në kohën shtesë me penalltinë e Benzema.
“Krahasuar me vitin e kaluar, Manchester City kanë potencial më shumë falë Haaland, por ne nuk e përgatisim lojën për të ndaluar vetëm një futbollist. Ne duam të ndalojmë një ekip të tërë, që luan shumë mirë.
Pra, kjo ndeshje nuk ka të bëjë vetëm me mbrojtjen, por është e qartë se duhet të shënojmë për të fituar. Ne duam të fitojmë, duam të përfitojmë në funksion të ndeshjes së kthimit”. Vinicius dhe Rodrygo po e marrin për dore Real Madridin:
“Unë iu jap atyre minuta dhe besim, duhet të them se ata i shfrytëzojnë sa më shumë. Përparimi i të dyve nuk është i mirë vetëm për ata, por për të gjithë klubin. Vinicius dhe Rodrygo po ndihmohen shumë nga Valverde dhe Camavinga, lojtarë të rinj që po përmirësohen vazhdimisht dhe përfaqësojnë të ardhmen e këtij klubi, një të ardhme të ndritur”.
Gazetarët e pyetëm Carlon se si e sheh euro-derbin e Milanos: “Kam luajtur një që vlente finalen e vitit 2003 dhe shkoi mirë. Është një përballje me shumë, shumë presion, ose të paktën kështu ishte atëherë. Për të mërkurën pres një ndeshje shumë të ekuilibruar, si teknikisht, ashtu edhe taktikisht. Ashtu si 20 vite më parë”.



