LajmeMaqedoniTopLajm

Lloga takoi ambasadoren e Malit të Zi në Maqedoninë e Veriut, Marija Petroviq

Minstri i drejtësisë Krenar Lloga gjatë ditës së djeshme priti në takim ambasadoren e Malit të Zi në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Marija Petroviq me të cilën u bisedua për marrëdhëniet bilaterale të të dy shteteve dhe reformat në gjyqësor, shkruan Top24

“Në takim u diskutua lidhur me procesin e ndryshimeve kushtetuese, reformat në legjislacionin zgjedhor dhe për aktivitetet të cilat Ministria e Drejtësisë do t’i ndërmarrë me qëllim të përmirësimit të gjendjes në gjyqësor.
Ambasadorja Petroviq shprehu kënaqësinë për dialogun e deritanishëm të të dy shteteve duke theksuar se mes tyre nuk ka çështje të hapura. Bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme.” tha ministri Lloga përcjellë Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close