Manchester City dominoi dhe fitoi ndaj Arsenal në Etihad Stadium teksa i mposhti Topçinjtë me shifrat 4-1.
“Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme, nuk dua të them se ishte vendimtare. Por, ishte një ndeshje që duhej fituar me patjetër. Luajtëm shumë mirë dhe e dija mirë se kë kishim përballë. Arsenali mbetet një ekip i shkëlqyer dhe mbi të gjitha janë ende në krye të Premier League.
Aktualisht, Arsenal është në vend të parë me 75 pikë, dy më shumë se Manchester City, por me The Citizens që kanë dy ndeshje për të rikuperuar duke pasur kështu shansin për të marrë kreun kur skuadrës së Guardiolës i kanë mbetur edhe shtatë ndeshje deri në fund të kampionatit./ SuperSport


