LajmeMaqedoni

Lajm pikllimi: Ndahet nga jeta profesoresha Zana Hismani nga Tetova

Sot,në orët e pasditës,u nda nga jeta, ZANA(Palloshi)ISMANI,e lindur në v.1958 në Tetovë.
Përcjellja e kortezhit do të nisë nga Xhamia e Sahatit pas faljes të namazit të drekës në ora 13⁰⁰.
E ndjera,njësoj si edhe prindërit e sajë (veteran të arsimit),Mediha dhe Enver Palloshi,tërë jetën ia kushtoi mësuesisë të shkollës shqipe.Ishte pedagoge e shkëlqyeshme për lëndët ekonomike.Disa vite do të jetë edhe drejtoreshë e shkollës ekonomike në Tetovë.
Shprazëtira e mungesës së sajë,do të ndjehet përherë te të gjithë ata që njohën Profesoreshën Zana.
QOFTË E SHPËRBLYER ME MOS’HARRESË!

Related Articles

Back to top button
Close
Close