
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në ditën botërore të parkinsonit ka kujtuar se cilat janë simtomat e para të kësaj sëmundje e cila me kohë shkakton një çrregullim i trurit që shkakton një humbje graduale të kontrollit të muskujve shkruan Taravari, përcjellë Top24
Dita Botërore e Parkinsonit, 11 prill.
Sëmundja e Parkinsonit është një çrregullim i trurit që shkakton një humbje graduale të kontrollit të muskujve. Parkinsoni fillimisht u quajt “një paralizë e lëvizshme”, por jo të gjithë të prekurit nga Parkinsoni kanë të dridhura.
Simptomat e Parkinsonit priren të jenë të lehta në fillim dhe ndonjëherë mund të anashkalohen.
Shenjat dalluese të sëmundjes përfshijnë: të dridhura, ngurtësinë, ngadalësimin e lëvizjeve të trupit dhe një ekuilibër të dobët.
Mjeku i cili i dha emrin sëmundjes
Dr. Xhejms Parkinson lindi në Londër me 11 Prill 1755.
Në 1817, ai boton “An Essay on the Shaking Palsy” në të cilën përshkruan sëmundjen si entitet të veçantë ndër sëmundjet e tjera. Katër dekada më vonë ishte Sharkot (Charcot) i cili iu referua sëmundjes me emrin e Parkinsonit.



