Lajme

Dy avionë për pak sa nuk u përplasën mbi Kosovë: A ka diçka të re, çka ndodhi më 24 shkurt?

Ministri Liburn Aliu, është pyetur nga deputetja Ganimete Musliu, lidhur me incidentin e 24 marsit – ku gati sa nuk u përplasen mes vete dy avionë në hapësirën ajrore të Republikës së Kosovës.

“Jemi në dijeni për situatën jo të mirë në menaxhimin e Autoritetit të Aviacionit Civil, ku së fundmi kemi parë një situatë shqetësuese të një incidenti që pothuajse ka shkaktuar një katastrofë ajrore në Kosovë.

Fjala është për 24 shkurt, ku në hapësirën ajrore të Kosovës, dy aeroplanë gati sa nuk u përplasen mes vete.

Ministri Liburn Aliu, ka thënë se ky incident, është në fazën e hetimeve.

“Incidenti ka ndodhur më datën 24 shkurt 2023, mes dy fluturakeve dhe në linjat në drejtim të Kosovës dhe të kufirit me Shqipërinë. Kjo ngjarje është raportu në AShNA përmes rrugëve zyrtare.

Në të njëjtën ditë, TAC, ka pranuar emailin nga AShNA ku jemi njoftuar ku dy kontrollorët e përfshirë në incident, janë liruar nga detyra.

Do të bëhen hetimet pastaj do të mirren masat nëse konsiderohet se ka pasë shkelje”, tha Aliu, përcjell Periskopi.

Ndërkohë, deputetja Ganimete Musliu, ka reaguar edhe një herë, duke thënë se ‘nuk duhet të konsiderohet ky incident si jorrezik’.

“Shumë shkurt, derisa nuk guxojmë që të themi që ka pasë rrezik, nuk guxojmë të themi as që nuk ka pasë rrezik, prandaj ju kam pyet cilat janë veprimet tuaja për zbardhjen e rastit dhe kur do ta kemi një raport konkret.

Kjo cështje është shumë shqetësuese”, tha Musliu

Related Articles

Back to top button
Close
Close