
Përfaqësuesi i grupit të “Musa Xhaferit”, Izet Mexhiti në një prononcim për Alsat-M psas tubimit në Çair e kishte krahasuar liderin e BDI-së, Ali Ahmetin me Menduh Thaçin e asaj kohe, shkruan Top24
Pas mbledhjes së fundit të kryesisë së BDI-së, ku grupi i “Musa Xhaferit” lëshoi mbledhjen, përfaqësuesi i këtij grupi në një intervistë për javoren maqedonase FOCUS.mk nuk e ka kursyer Ahmetin edhe nga akuza të tjrera duke shkuar një hap më tej dhe duke e quajtur komunist.
“Në BDI u kthye komunizmi, nuk ka më dallim mes Ahmetit dhe Grubit”, ka thënë mes tjerash Mexhiti, në intervistën për Fokus, që në shitje del nga dita e nesërme.
Ky qëndrim i Mexhitit tregon se ndarjet në BDI mes “Grupit të Zjarrit” dhe “Ahmetistëve”, do të vazhdojnë të thellohen.




