LajmeMaqedoniTopLajm

Taravari inspekton punimet në çerdhen ere që po ndërtohet në kuadër të kopshtit “Lulishtja”

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari përmes një postimi në profilin e tij në FB ka njoftuar se gjatë ditës ka inspektuar nga afër punimet në çerdhen e re në Gostivar e cila do të jetë pjesë e kopshtit “Lulishtja” me një kapacitet për 100 fëmij, shkruan Top24

“Qëndrova sot për vizitë, për të parë nga afër punimet finale në çerdhen e re që i shtohet Gostivarit dhe pritet së shpejti hapja e saj. Kjo është çerdhja e 5-të që po hapim prej se jemi në krye të komunës së Gostivarit dhe jemi të kënaqur që kemi tejkaluar premtimin tonë prej 4 çerdhesh.”
Taravari më tej në postimin e tij shton se “Shtimin e kapaciteteve në çerdhet ekzistuese dhe rritjen e numrit të çerdheve, e morëm si mision për arsye lehtësimi dhe punë për prindërit, sidomos nënat e reja që edhe ato të mund të punojnë e të jenë të pavarura dhe të barabarta në shoqëri.” përcjellë Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close