
Zinedin Zidan do t’i rikthehet trajnerit sezonin e ardhshëm. Ky informacion është publikuar nga “Mundo Deportivo” duke iu referuar njerëzve të afërt të Zidanit, të cilëve francezi u tha se po rikthehej.
“Janë dy klube që janë opsione për Zidanin. Sado befasuese të jetë, njëri është Real Madridi. Zidan ka një marrëdhënie të shkëlqyer me presidentin Florentino Perez. I dyti është PSZH, klub me të cilin ai tashmë ka negociuar verën e kaluar, shkruan “Mundo Deportivo”.
Besohet se Zidan është ende më afër PSZH-së se sa një rikthim te Reali. Trajneri i PSZH-së, Kristof Galtier është afër shkarkimit pas eliminimit nga Liga e Kampionëve dhe Zidan është favorit për ta pasuar atë.
“Mundo Deportivo” thekson se ardhja e Zidanit do të nënkuptonte shumë ndryshime në skuadër, teksa Nejmar do të largohej nga ekipi.



